Lajme

Protestuesit izraelitë bllokojnë ndihmën për Gazën


Gjatë natës, demonstruesit izraelitë penguan kalimin e kamionëve me ndihma që vinin nga Jordania dhe shkonin drejt Rripit të Gazës për orë të tëra.

Kjo u raportua nga vetë lëvizja pas bllokadës.

Sipas tyre, “aktivistët” bllokuan kalimin Allenby, tashmë të shpallur një zonë e mbyllur ushtarake, për gjashtë orë përpara se forcat e sigurisë të arrinin t’i shtynin dhe t’i linin kamionët të kalonin rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore