Kosova

Protestat në Veri: Protestuesit hodhën gazlotsjellës, policia përdori sprej për t’i zmbrapsur


Qysh në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, grumbuj protestuesish janë mbledhur para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, derisa disa prej tyre kanë hedhur gazlotsjellës në drejtim të policisë.

Për të penguar depërtimin e tyre në objekte, Policia e Kosovës, ka përdorur sprej.

Para objekteve komunale gjenden edhe njësitet e KFOR-it.

Protestuesit serbe

Në protestë kanë qenë edhe zyrtarë të Listës Serbe, të cilët kanë negociuar me ushtarë të KFOR-it.

Në një njoftim të lëshuar nga Policia e Kosovës, ata kanë thënë se u desh që të ndërhynë me sprej, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga protestuesit.

“Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveçanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës”, njoftojnë organet e rendit.

Protesta

“Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”, thuhet në komunikatën e policisë.

Protesta

 

Protestat pranë komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën.

Trupat amerikane vendosen para objekteve komunale në Veri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore