Lajme

Trupat amerikane vendosen para objekteve komunale në Veri


Trupat amerikane ne Leposaviq

Pas përplasjeve mes policisë së Kosovës dhe disa protestave që provuan të futen në objektet komunale në Veri të Kosovës, tashmë kordonin e sigurisë para objekteve e kanë formuar trupat e NATO-s, kryesisht ata amerikanë.

Në mes të policisë që është krejt në hyrje të objekteve dhe protestuesve që janë vendosur në oborre, qëndrojnë kordonët e forcave të NATO-s.

Protesta e serbëve ka filluar qysh herët në mëngjes.

Përplasje më të madhe me gaz lotsjellës e sprej ka pasur në komunën e Zveçanit kur protestuesit u turrën për të hyrë në objekt dhe policia i ndaloi me sprej.

Trupat amerikane

Në mesin e protestuesve kanë qenë edhe pjesëtarë të Listës Serbe, të cilët kanë biseduar me pjesëtarë të KFOR-it.

Në anën tjetër, qytetarë që ishin bërë pjesë e protestës kërkonin nga KFOR-i të mbanin “anën e tyre e jo të policisë”.

Në ndërkohë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka ftuar në takim katër kryetarët e Veriut.

Bëhet e ditur se takimi ka filluar, por jo të gjithë kryetarët janë pjesë e takimit.

Protestat në Veri: Protestuesit hodhën gazlotsjellës, policia përdori sprej për t’i zmbrapsur

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore