Lajme

Protesta simbolike dhe autobusë drejt Serbisë – Veriu në ditën e Referendumit serb


Dhjetëra autoblinda të Njësisë Speciale të Policisë u nisën nga kampi “Belvedere” i Mitrovicës Jugore të dielën për t’u shpërndarë në pika të ndryshme në veri të Kosovës.

Rezoluta e votuar në Kuvendin e Kosovës që obligonte qeverinë të ndërmarrë të gjitha masat për mos-lejimin e organizimit të referendumit serb në territorin e Kosovës.

Në pamundësi për të votuar në Kosovë, serbët lokalë të kësaj ane ia mësynë Serbisë përmes vendkalimit kufitar në Jarinje.

Disa të tjerë kishin vendosur që të protestonin në qendër të Mitrovicës Veriore në mënyrë simbolike.

Mos-lejimi i organizimit të referendumit serb në Kosovë u betonua edhe me miratimin e një rezolute nga ana e Kuvendit të Kosovës të shtunën e 15 janarit me 71 vota.

Në anën tjetër, pro referendumit ishin shtetet e QUINT-it dhe Shtetet Bashkuara të Amerikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore