Lajme

Protesta kundër abortit në rrugët e Washington DC


Mijëra protestues marshuan në rrugët e Washington DC, për të protestuar kundër abortit.

Ky tubim i përngjante një feste fitoreje sipas BBC.

Mijëra njerëz u shprehen se ndiheshin shumë optimist dhe ndoshta do të përmbysin historikun e vitit 1973 ‘Roe kundër Wade’ vendim që afirmonte të drejtën kushtetuese për një abort.

“Ka kaq shumë shpresë, gjallëri, lumturi dhe gëzim në këtë gjë”, tha qytetari Jordan Moorman nga Cincinnati.

Tubimi, u zhvillua edhe pse rastet e COVID-19, kanë shënuar rritje të frikshme.

Megjithatë, mitingu tërhoqi një turmë prej mijëra personash me një kontigjent të madh të rinjsh dhe studentësh nga shkollat ​​dhe grupet e kishave.

Protestuesit e trajtonin fundin e Roe kundër Wade si të pashmangshëm.

Sarah Weddington, ishte avokate nga Texas-i, e cila fitoi çështjen historike të vitit 1973, duke legalizuar abortet në të gjithë SHBA-në, është shuar në moshën 76-vjeçare, në shtëpinë e saj në Austin.

Jeanne Mancini, presidente e ‘Fondit të Arsimit dhe Mbrojtjes së Marshit për Jetën’, deklaroi se Roe nuk është një ligj i vendosur dhe “ne shpresojmë dhe lutemi që ky vit, 2022, të sjellë një ndryshim historik për jetën.”

Pas tubimit, turma marshoi drejt Gjykatës së Lartë me thirrjet ,”Ne i duam foshnjat”, dhe “Roe kundër Wade duhet të shkojë”.

“Ky ligj është mizor dhe antikushtetues dhe jam thellësisht i zhgënjyer që sistemi ynë gjyqësor ka bërë shumë pak për ta ndaluar atë”, tha Amy Hagstrom Miller, presidente e Whole Woman’s Health.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore