Lajme

Protesta e rradhës në Serbi, të shtunën në Nish – “Mobilizim i fuqishëm i publikut”


Protesta e ambientalistëve në Beograd

Organizuesit e protestave ambientaliste në Nish të Serbisë për shkak të adoptimit të Ligjit për Shpronësim dhe Ligjit për Referendum, sipas të cilit “lejojnë shkatërrimin e ambientit dhe dëbimin e popullatës”, lajmërojnë protestën e ardhshme, këtë të shtune.

Në Nish dhe vendet përreth në Serbisë jugore fundjavën e kaluar nuk ka pasur postblloqe, të cilat më pas u organizuan në një duzinë vendesh në Serbi për shkak të miratimit të ligjeve “jashtëzakonisht të diskutueshme”, siç thonë organizatat ambientaliste, “që lejojnë, ndër të tjera, hapjen e minierave të Rio Tinto-s dhe projekteve të tjera të dëmshme për mjedisin”.

Asociacioni i Organizatave Mjedisore të Serbisë, të shtunën, më 4 dhjetor, në ora 14:00 ka njoftuar për bllokadë të trafikut edhe në vende të tjera në Serbi.

Protesta në Serbi

“Presidenti nënshkroi Ligjin për Referendum dhe Nisma Popullore. Ne premtuam se në atë rast do t’i bllokojmë sërish rrugët në Serbi. Fjala duhet mbajtur, kështu që do ta mbajmë premtimin të shtunën në orën 14 dhe ftojmë qytetarët e Serbisë. Serbia të na bashkohet dhe të mbështesë këtë aksion. Kësaj radhe bllokadat do të jenë më të gjata dhe më të gjera”, thuhet në komunikatën e organizatave ambientaliste.

Kjo Aleancë organizatash shpërndau edhe udhëzime për qytetarët në rrjete se si të sillen gjatë protestave.

Ata i bënë thirrje policisë që të shtunën e ardhshme të mos largohen, siç bënë fundjavën e kaluar dhe të mbrojë qytetarët.

Ditë më parë “Lëvizja Kryengritëse Ambientaliste” i ka dërguar letër të hapur dhe ultimatum Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në rastin e adaptimit të dy ligjeve në Kuvendin e Serbisë, përkatësisht për Ligjin mbi Shpronësimet dhe Ligjjin për Referendumin.

“Zoti President i Republikës së Serbisë, po ua dërgojmë pyetjetet që të përgjigjeni publikisht. Nëse refuzon të përgjigjesh, të sygjerojmë që së paku të uleni e të reflektoni mbi to, sepse këto pyetje duhet të jenë shqetësim për juve po aq sa janë edhe për neve”, fillon letra e hapur.

28 nëntor, protesta në Beograd

“A e keni lexuar draft-ligjin për Referendum dhe Iniciativën Popullore?”.

“A e keni lexuar fare projektligjin për ndryshimin e Ligjit për shpronësim?”, thuhet më tej

“A e dini se i njëjti Ligj është botuar në Gazetën Zyrtare të RS nr. 111/21 datë 25.11.202 dhe se kjo nuk mund të publikohet nëse nuk është nënshkruar më parë nga Presidenti i RS-së”, transmeton portali i lajmeve serbe, “Nova.rs”

“A jeni në dijeni se kur deklaruat në emisionin rozë “Hit – twit” se “do të kishit kundërshtime po ta shihni Ligjin për Referendumin”, ju në fakt u keni thënë qytetarëve se keni vepruar në kundërshtim me kompetencat dhe detyrimet tuaja dhe se jeni i gjithë legjislacioni i Republikës së Serbisë është kthyer në një farsë?”

“A jeni në dijeni se nëse vërtetohet se nuk e keni lexuar ligjin dhe nuk e keni firmosur, se keni shkelur ligjin?”, i drejtohet ata presidentit të Serbisë

“A jeni në dijeni se veprimet tuaja të papërgjegjshme dhe autokratike do të jenë objekt i ndjekjes penale?”

28 nëntor, protesta në Beograd

“A jeni të vetëdijshëm se pas miratimit të këtyre ligjeve (prej të cilëve, ju kujtojmë, ju keni miratuar tashmë një) do të përballeni jo vetëm me pengesa, por me një revoltë të përgjithshme të qytetarëve të motivuar fuqishëm nga padrejtësitë e vuajtura prej vitesh të shkaktuara nga autokracia dhe qeveri arrogante?”

“A jeni në dijeni se ju dhe bashkëpunëtorët tuaj do të jeni përgjegjës për provokimin dhe organizimin e konflikteve duke përdorur formacione parapolicie të përbëra nga kriminelë nën komandën tuaj?”

“A jeni të vetëdijshëm se është në interesin tuaj të madh të vendosni sundimin e ligjit në Republikën e Serbisë, në mënyrë që kur të përgjigjeni para gjykatës për veprimet tuaja, të keni të drejtën e mbrojtjes adekuate ligjore?”

“Ju kemi afat deri të premten, 3 dhjetor, për të tërhequr/shfuqizuar të dy ligjet. Nëse nuk i tërhiqni këto ligje grabitqare, Serbia do të ndalet të shtunën”, përfundon letra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore