Shqipëria

Prokuroria e Tiranës: Arrest me burg për 6 personat që kontrabandonin barna gjatë pandemisë


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për 6 personat e arrestuar në lidhje me skemën e ngritur për shitjen e barnave kontrabandë gjatë pandemisë COVID-19.

Policia e Shtetit vuri në pranga B. B, 40 vjeç, administrator i një farmacie; F. M, 39 vjeç, administrator i një farmacie; M. Xh, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë; J. P, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh; F. L, 40 vjeç, administrator i një farmacie; B. O, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ky hetim kishte nisur prej 10 muajsh.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Personat e arrestuar shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së COVID-19.

Gjatë arrestimit u sekuestruan barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore