Shqipëria

Prokuroria e Përgjithshme zbulon kandidaturat për KLP-në


Prokuroria e Përgjithshme ka shpallur zyrtarisht të mërkurën e 20 shtatorit kandidaturat për zgjedhjen e dy prokurorëve nga rradhët e prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe një prokuror nga radhët e prokurorisë pranë gjykatës të apelit të juridiksionit të përgjithshëm.

Vendimi ka ardhur pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Ky verifikim u realizua pas disponimit të informacionit të ardhur nga Drejtoria e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Autoritetit për Informimin mbi Dokumentete ish-Sigurimit të Shtetit.

Kandidatët janë: Afërdita Ndoi – Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë; Moisi Duda – Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë; Edina Kurti – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës; Edlira Bako – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan; Elsa Miha – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë; Olger Eminaj – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë dhe Vatë Staka – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër.

Prokuroria pritet të thërrasë brenda dy muajsh Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e rinj të KLP-së.

Më herët, ishte Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, që zbardhi zyrtarisht listën emërore të kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Tre grupimet e mëdha të aplikantëve, përfshinin ata të ardhur nga fusha e avokatisë, shoqërisë civile, si edhe anëtarë të Komisionit të Shoqërisë Civile.

Ata kryen verifikimin paraprak të kandidaturave për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kandidatët për anëtarë të KLP nga avokatia:

Erind Germenji, Saimir Vishaj, Adrian Leka, Emiljano Hajrulla, Artan Reçi, Eduard Allamani, Saimir Kola, Mirela Murati, Erind Merkuri, Entela Shehaj, Ilir Alushi, Alban Alimema, Julian Kola, Margarita Kola, Perparim Kalo, Donata Lepenica, Albens Tabaku, Daniel Ndrekaj, Petrit Gaçi, Bledar Bajri, Odise Xhelita, Eduard Mullaraj dhe Albana Tushe.

Lista për kandidatë për anëtarë të KLP nga shoqëria civile:

Rezarta Abdiu, Diana Dervishi, Erion Fejzulla, Nertila Sadedini, Lefterije Lleshi, Nada Dollani, Zef Macaj, Altin Hazizaj, Andi Muratej, Altin Shegani dhe Juelda Lamçe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore