Shqipëria

Procedohet penalisht 57-vjeçari për mosdeklarim të parave në kufi


Policia kufitare, të hënën e 6 shtatorit ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave, si pasojë do të procedohet penalisht 57-vjeçari nga Peqini.

Përkatësisht gjatë kontrollit në pikën e kontrollit kufitar Kapshticë, shtetasit O. M., në çantën e tij iu gjetën 17 mijë e 380 euro. Këtë sasi parash ai nuk e kishte deklaruar.

Në vijim policia i sekuestroi shumën dhe filloi procedimin penal për 57-vjeçarin.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore