Kosova

Pritjet tek Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë deri në 3 orë


Pika kufitare te Dheu i Bardhë.

Sërish janë krijuar pritje të gjatë në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë deri në 3 orë janë pritjet, ndërsa mbi 1 orë e gjysmë për të dalë.

Kështu është bërë e ditur në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona e automjeteve që pret për të hyrë nga kjo pikë kufitare është deri në 1000 metra, ndërkaq për të dalë 200 metra.

Pikat kufitare në Muçibabë dhe Merdarë kanë nga 15 minuta pritje, ndërsa pikat tjera kufitare nuk kanë fluks të automjeteve.

Ndërsa më 21 korrik, deri në 5 orë kanë qenë pritjet për mërgimtarët për të hyrë në Kosovë.

Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas të dhënave të cilat ishin publikuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë ishin deri në 4 mijë.

Ndryshe, çdo vit në pikat kufitare krijohen kolona të tilla për shkak të ardhjes të diasporës.

Ekonomia vazhdon të jetë e varur nga paratë që diaspora dërgon në Kosovë.

Paratë e dërguara dhe ardhja e tyre për pushime në Kosovë, vazhdojnë të përmenden si një ndër faktorët kryesorë për rritje ekonomike në 7.1 për qind në këtë vit nga -5.3 për qind sa kishte rënë vitin e kaluar.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore, të publikuar më 6 tetor të 2021, thuhej se aktiviteti ekonomik në Kosovë gjatë vitit pritet të zgjerohej në 7.1 për qind, rritje kjo e nxitur nga vizitat e diasporës dhe masat mbështetëse fiskale.

Në periudhën afatmesme, sipas raportit, rritja ekonomike do jetë e kushtëzuar nga përshpejtimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19 dhe menaxhimit të pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore