Sport

Prishtina ankesë në FFK: Ky gjyqtar mos të na gjykojë ndeshjet e mbetura të sezonit


Klubi i futbollit kosovar, FC Prishtina, ka bërë një ankesë zyrtare në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ankesa ka të bëjë për gjyqtarin, Mervan Bejtullahun. Ky i fundit nuk duan që më t’i gjykojnë ndeshjet e tyre, të paktën të këtij sezoni.

“Njoftojmë opinionin publik, që Klubi i futbollit, FC Prishtina, sot zyrtarisht ka bërë kërkesë në FFK, që gjyqtari, Mervan Bejtullahu është i padëshiruar në ndarjen e drejtësisë në ndeshjet tona”, shkruan klubi i Prishtinës në Facebook.

“Bejtullahu më nuk është i dëshiruar të na i gjykojë ndeshjet deri në mbarim të këtij edicioni dhe të njëjtit do t’i vazhdohet ndalesa edhe për edicionin e ardhshëm”.

“Për të treguar arsyet e këtij vendimi tonë drastik janë të shumta, që nga fillimi i këtij edicioni e deri te ndeshja e fundit me Llapin kur anulohet goli i rregullt”, shkruan Prishtina në Facebook.

Sipas tyre, ata janë “lodhur” duke u gjykuar nga Bejtullahu dhe duan që mos të referojë ai. Ata shtuan se ky gjyqtar më nuk i gjykon ndeshjet e Ballkanit, andaj duan që ky vendim të vlejë edhe për Prishtinën.

“Ne si klub jemi lodhur duke u frikësuar dhe duke u marrë me të njëjtin gjyqtar në çdo dy-tre ndeshje sa ai na delegohet”, thuhet në postimin e bardhekaltërve.

“Ne e bëjmë të qartë së nuk kemi probleme me gjyqtarët tjerë, megjithëse ka pasur gabime në dëmin tonë, por i kemi konsideruar si gabime njerëzore. Por, z. Bejtullahu e ka tepruar në çdo gjë dhe tani më është bërë e tepërt”.

“Duhet theksuar, se po i njëjti më nuk i gjykon Ballkanit, vendim ky i marrë gjatë zhvillimit të kampionatit dhe ky vendim duam të vlejë edhe për neve”.

“Po ashtu, do të ndërmarrim të gjitha masat që me videoinçizime përcjellëse ta njoftojmë edhe UEFA-n edhe FIFA-n për gabimet e marra në dëm të ekipit tonë nga ky gjyqtar që njëherësh bartë edhe stemën e FIFA-s”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore