Shqipëria

“Prindi 1” dhe “Prindi 2”, Bashkia Tiranë: Nuk është i vërtetë formulari që po qarkullon në media


Nga Bashkia e Tiranës të enjten e 28 tetorit i kanë mohuar akuzat për formularët e regjistrimit në çerdhe me emërtimin “prindi 1” dhe prindi “2”, të publikuar një ditë më parë në mediat sociale.

“Nuk është i vërtetë formulari që po qarkullon në media. Formularët e vet që shpërndan Bashkia e Tiranës janë këto për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte”. (më poshtë formularët e aplikimit të nisura nga Bashkia e Tiranës”.

Më tej ata theksuan faktin se terma të tillë nuk përdoren dhe nuk është zëvendësuar termi “baba” dhe “nënë”.

Një ditë më parë, në media qarkulluan formularë ku termi “nënë” dhe “baba” zëvendësohej me “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Akuza të tilla Bashkia i hodhi poshtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore