Sport

Princi nga Kamboxhia kërkon të marrë Saint-Etienne


Një nga klubet më të njohura në Francë dhe Evropë, Saint-Etienne (ASSE) më në fund duket se do të shohë dritë në fund të tunelit.

Skuadra e ka nisur keq sezonin e ri, ku në gjashtë ndershje numëron vetëm tri pikë. Por, duket se ditë të mira do të vijnë tashmë.

Princi nga Kamboxhia, Norodom Ravichak-u, ka si qëllim të investojë në klub dhe të marrë drejtimin e tij. Ai ka bërë ofertën e parë zyrtare, mbi 100 milionë euro.

Në nje intervistë ekskluzive për “RF1” ai ka sqaruar detaje më të hollësishme përsa i përketë lajmeve rreth interesimit të tij për të blerë klubin.

“Është e saktë që unë aplikova zyrtarisht për të marrë përsipër Saint-Etienne”, tha Ravichak-u për “RF1”.

“Une jam i apasionuar pas futbollit dhe jam rritur me ligën franceze dhe natyrisht, ekipet franceze”.

“Kështu kam pasur gjithmonë një dashuri të veçantë për ASSE, i cili zë një vend të veçantë në mesin e klubeve shumë të mëdha në Francë”.

“Qëllimi im është të kujdesem për Saint-Etienne dhe të gjithë ata që punojnë për ta rikthyer këtë klub në vendin që i takon në futbollin francez dhe evropian”, shoi Princi.

Gjithashtu, Ravichak tregoi edhe ambiciet që kishte për klubin dhe për ndërkombëtarizimin e tij në tregun aziatik.

“Unë sjell me vete partnerë të fortë, që do t’i prezantojë kur të vije koha”, tha 47-vjeçari. “Unë gjithashtu dua të promovojë futbollin francez dhe Ligue 1 në Azi”.

“Jam duke menduar në veçanti për zhvillimin e akademive, një pikë e fortë e ASSE, në vendin tim, Kamboxhia dhe në vende të tjera në kontinentin aziatik”.

“Ambicia ime për Saint-Etienne është kombëtare dhe ndërkombëtare”, përfundoi Ravichak-u.

Saint-Etienne është një nga klubet më të mëdha të historisë së Ligue 1. Ndonëse vitet e fundit ka rënë shkëlqimi i klubit, përsëri ai numëron 10 tituj kampionë, duke qëndruar në krye, së bashku me Marseille-n. PSG-ja numëron nëntë tituj kampionë.

Klubi është i vjetër 102 vjet dhe përveç fitimit të kampionateve, arritjen më të madhe e ka, finalen e Kupës së Evropës apo Champions League siç njihet tani. Atë finale ASSE e humbi me rezultatin 1-0 përballë Bayern Munich-ut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore