Shqipëria

Presidenti Meta bënë homazhe në Prekaz


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë homazheve në Prekaz

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar Prekazin për homazhe tek kulla e Familjes  së Adem Jasharit.

Ai është pritur nga Bekim Jashari dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Në vigjilje të shënimit të festave të 28 Nëntorit, bashkë me mikun tim, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, pritëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta, të cilin e shoqëruam gjatë homazheve para heronjve e të rënëve të familjes Jashari”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë homazheve në Prekaz

Jashari ka thënë se e ka falënderuar presidentin Meta “për vizitën dhe nderimin bërë historisë sonë të përbashkët”.

“Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë! Bashkë për historinë tonë të lavdishme!”, ka shkruar ai.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore