Lajme

Presidenti katalanas, thirrje për hetim pasi “spiuni spyware” shënjestroi liderët pro-pavarësisë


Presidenti katalanas Pere Aragonès i ka bërë thirrje qeverisë spanjolle që të nisë një “hetim zyrtar dhe të pavarur” se si dhe pse ai dhe më shumë se 60 figura të lidhura me lëvizjen rajonale të pavarësisë thuhet se kishin vënë në shënjestër telefonat e tyre celularë, duke përdorur programin spiun Pegasus të NSO Group.

Aragonès për të përditshmen britanike “The Guardian”, përcjell Albanian Post, se synimi i supozuar, i zbuluar nga ekspertët e sigurisë kibernetike të “Citizen Lab” të hënën, përbën një shkelje të të drejtave individuale, një sulm ndaj demokracisë dhe një kërcënim për mospajtimin politik.

“Telefoni im ishte në shënjestër për shkak të detyrave të mia politike – fillimisht si nënkryetar rajonal dhe më pas si president rajonal”, tha ai.

Sipas “Citizen Lab”, Aragonès dhe tre paraardhësit e tij pro-pavarësisë ishin në mesin e të paktën 65 individëve, telefonat e të cilëve ishin shënjestruar ose infektuar me spiun mercenar duke përdorur tekste të rreme ose mesazhe në median sociale WhatsApp.

Pothuajse të gjitha incidentet ndodhën nga viti 2017 – viti i përpjekjes së dështuar për pavarësinë rajonale të Katalonjës – dhe 2020-ës.

Megjithëse NSO Group pretendon se Pegasus u shitet vetëm qeverive për të gjurmuar kriminelët dhe terroristët.

Një hetim i përbashkët dy vjet më parë nga “The Guardian” dhe “El País” zbuloi se kryetari i parlamentit rajonal katalanas dhe të paktën dy mbështetës të tjerë pro-pavarësisë u paralajmëruan se Spyware ishte përdorur për t’i synuar ato.

Aragonès tha se spiunimi i dukshëm kishte qenë në “përmasa masive” sa nuk mund t’i kishte shpëtuar vëmendjes së autoriteteve spanjolle. As, shtoi ai, nuk kishte gjasa të ishte puna e një agjenti të vetëm brenda Qendrës Kombëtare të Inteligjencës të Spanjës (CNI).

Sakaq Presidenti katalanas tha se ndërsa spiunimi i çdo qytetari ishte një çështje serioze, përdorimi i dukshëm i Pegasus kundër politikanëve, avokatëve dhe grupeve të shoqërisë civile ishte veçanërisht shqetësues.

Por, Aragonès tha se ndërsa shënjestrimi kishte “shkatërruar” besimin në qeverinë spanjolle, administrata e tij ishte ende e hapur për të gjetur një zgjidhje të negociuar për konfliktin politik që e zhyti Spanjën në krizë gati pesë vjet më parë.

Ai paralajmëroi gjithashtu se përdorimi i spyware si Pegasus duhet të adresohet në mbarë botën sepse “kemi të bëjmë me sjellje këtu që nuk ka ndodhur vetëm në Katalonjë”. Edhe nëse Pegasus do të zhdukej, shtoi Aragonès, softwer-i i ri së shpejti do të zinte vendin e tij.

“Citizen Lab” dhe “Amnesty International” kanë kërkuar gjithashtu një hetim zyrtar për këtë çështje.

Qeveria spanjolle ka mohuar çdo keqbërje, ndërsa Policía Nacional dhe Guardia Civil kanë thënë se nuk kanë pasur asnjë marrëdhënie me grupet NSO dhe nuk kanë përdorur kurrë shërbimet e saj.

Rodríguez tha se qeveria e koalicionit të udhëhequr nga socialistët nuk do të duronte që “cilësia demokratike” e Spanjës të vihej në dyshim.

Megjithatë, ajo tha se nuk mund të komentonte nëse CNI-ja kishte akses në Pegasus apo nëse e kishte vendosur ndonjëherë programin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore