Lajme

Presidenti i Sri Lanka-s largohet drejt Maldives, para dorëheqjes


Presidenti i Sri Lanka-s u largua nga vendi i tij për në Maldive herët të mërkurën (me orën lokale), me gjasë përpara dorëheqjes së tij.

Kjo, pas muajsh protestash masive kundër krizës ekonomike.

Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Franceze “AFP”, duke iu referuar burimeve të saj.

Gjatë fundjavës, Gotabaya Rajapaksa u zotua të japë dorëheqjen të mërkurën.

Kjo, duke i hapur rrugën një “tranzicioni paqësor të pushtetit” pasi u largua nga rezidenca e tij zyrtare në Colombo përpara se ajo të pushtohej nga dhjetëra mijëra protestues.

Si president, Rajapaksa është imun ndaj arrestimit dhe besohet se ka dashur të udhëtojë jashtë vendit përpara se të japë dorëheqjen për të shmangur ndalimin e mundshëm.

Ai, gruaja e tij dhe një roje sigurie ishin mes katër pasagjerëve në bordin e avionit ushtarak An-32 i cili u ngrit nga aeroporti kryesor ndërkombëtar i Sri Lankës.

Pasi mbërritën në Maldive, ata u dërguan në një vend të panjohur nën shoqërimin e policisë, sqaroi një përfaqësues i aeroportit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore