Lajme

Presidenti i Bullgarisë sot në Kosovë


Vjosa Osmani dhe Rumen Radev

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, këtë të premte do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në Prishtinë, Rumen do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të enjten zyra e presidentes.

Është bërë me dije se pas takimit të Osmanit me kreun bullgar, do të mbahet një konferencë e përbashkët, në të cilën do të adresohen cështjet kyce të takimit.

Rumen do të pritet nga presidentja Osmani me ceremoni shtetërore – ceremoni që do të mbahet në ora 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Ndërkohë që në orën 12:00 Radev do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Kosova dhe Bullgaria kanë rritur bashkëpunimin kohëve të fundit. Bashkëpunimi mes dy vendeve ballkanike, përveç se politik, është edhe ekonomik e kulturor.

Po ashtu, Bullgaria e përkrah vazhdimisht Kosovën në procesin e integrimit evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore