Sport

Premier Liga, Brighton-i sfidon Newcastle-n


Dita e shtunë do të sjellë një duel interesant në Premier Ligën angleze. Duke filluar nga ora 21:00, në “American Express Community Stadium”, Brighton & Hove Albion-i do të presë Newcastle United-in, për javën e 30.

Dy ekipet renditen përkatësisht në vendin e 16 Brighton-i dhe në të 17 Qymyrxhinjtë, që kanë 28 pikë, një më pak se vendasit.

Brighton-i në shtëpi ka vetëm një fitore në 14 ndeshje. Pjesa tjetër vijon me shtatë barazime dhe gjashtë humbje.

Newcastle në 14 ndeshjet e luajtura jashtë, numëron tre fitore, tre barazime dhe tetë humbje.

Ndeshja e fundit mes tyre, gjatë fazës së parë të Premier Ligës, përfundoi me rezultatin 0-3 për Brighton-in.

Ndeshja tjetër e programuar për t’u luajtur ditën e shtunë, në Premier Ligë, midis Tottenham-it dhe Southampton-it, është shtyrë për shkak të angazhimeve që Tottenham-i pati ditën e enjte në Europa Ligë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore