Gjykata Speciale

Prapë seancë e mbyllur në Speciale


Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK).

Edhe këtë të mërkurë ka nisur seanca në Gjykatën Speciale ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila po vazhdon të jetë e mbyllur.

Edhe të martën seanca ka qenë e hapur vetëm në fillim gjatë fjalimit të trupit të prokurorisë, më pas e njëjta ka kaluar në të mbyllur.

Në një pjesë tjetër ku seanca ka qenë e hapur ka qenë ku janë paraqitur disa dokumente si prova materiale nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç.

Dëshmitari, sipas ZPS-së ishte pjesë e Zonës Operative të Dukagjinit edhe ai po dëshmon përmes video-lidhjes.

Të gjithë të akuzuarit kanë qenë të pranishëm në sallë, përveç Jakup Krasniqit, i cili ka ndjekur seancën përmes video-lidhjes.

Edhe dëshmitari i së hënës në Gjykatën Speciale, në pjesën më të madhe ka dëshmuar në seancë të mbyllur.

Një pjesë ku seanca ka kaluar në të hapur është kur dëshmitari u pyet nga prokurori se “a i kujtohet që e ka intervistuar ZPS-ja mes datave 28 mars dhe 1 prill të 2022-ës”, dëshmitari u përgjigj duke thënë se, “po më kujtohet”.

Ai më pas është pyetur për një dokument i cili nuk është bërë publik për audiencën, prokurori ka kërkuar nga ai që të përgjigjet në rast se po e sheh emrin e tij/saj, por vetëm me “po” ose “jo”.

Të gjithë dëshmitarët që janë të planifikuar që të dëshmojnë këtë javë në Gjykatën Speciale do të dëshmojnë me masa mbrojtëse.

Katër seanca të planifikuar për këtë javë në rastin e Pjetër Shalës, janë anuluar për këtë javë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore