Lajme

Politikani serb, Nenad Çanak: Kosova nuk është Serbi


Kryetari i partisë socialiste serbe (LSV), Nenad Çanak, ka thënë se “Kosova nuk është pjesë e Serbisë”.

Në një intervistë për televizionin serb “Kurir”, ai, duke kritikuar opozitën, u ka thënë atyre “si mund të mos jepni diçka që nuk është e juaja gjithsesi, nëse Kosova është Serbi, përpiquni të shkoni në Kosovë dhe do të shihni se sa është pjesë e Serbisë”.

Ai tutje ka theksuar se “opozita e bojkotit”, po e sulmon atë sepse ai ka një politikë të qartë për 30 vjet.

“Boris Tadiç është një njeri me të cilin kurrë nuk kam rënë dakord për shumë gjëra. Kam premtuar të mbaj shumicën në Asamblenë Kombëtare të Serbisë, në mënyrë që të njëjtit njerëz që janë tani në pushtet të mos vijnë më”, ka thënë Çanak.

Ai tutje shtoi se roli i bojkotuesve “është të shpikin një zgjidhje për problemin e Kosovës sepse nuk do të heqin dorë nga ajo”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore