Lajme

Politikani serb i Kosovës komenton ndalesën për alpinistët – “e turpshme”


nën-kryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiç,

Pas raportimit të mediave që Policia e Kosovës ka ndaluar disa serbë të bëjnë alpinizëm në Brezovicë, ka reaguar nën-kryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiç, duke thënë se “është e turpshme dhe e papranueshme”, që të bëhet ndalimi i alpinistëve.

Por, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka treguar për Albanina Post se urdhër-ndalimi nuk ka të bëjë me nacionalitetin e alpinistëve, por është ndalim për të gjithë që duan të bëjnë alpinizëm në atë pjesë.

“Janë anuluar të gjitha kërkesat, e të gjitha shoqatave alpiniste, jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Kosova”, tha Veseli.

Por, përkundër kësaj, reagimi i Jevtiç erdhi në Tëitter duke thënë se të drejtat e serbëve në Kosovë po mohon cdo ditë, nga ato fetare tek ato sportive.

Ishte kryetari i Shoqatës së Alpinizmit në Serbi, Rade Knezeviç, që për RadioKim, një media e Kosovës që transmeton në gjuhën serbe, që ka thënë se ata mbrëmë e kanë kuptuar për këtë ndalesë.

“Kjo është një ngjitje tradicionale, por mbrëmë rreth orës 1 të natës komandanti i stacionit policor Dragan Ivanovic, na tha se ka marrë urdhër që ne nuk duhet të lëvizim nga objekti i hotelit. Nuk kemi kurrfarë shpjegimi tjetër. Asnjëherë nuk kemi pas probleme, ne më parë kemi takuar alpinistë shqiptarë nga Ferzaji” ka thënë ai.

Siç raporton RadioKim mëngjesin e sotëm dy autobusë me serbë nga rajone të ndryshme të Kosovës janë ndaluar në Shtërpcë dhe nuk u është lejuar të shkojnë deri tek qendra e skijimit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore