Sport

Policia italiane arreston 4 persona për vjedhjen e orës së Leclerc


Policia italiane ka arrestuar katër persona të kërkuar në lidhje me vjedhjen e një ore luksoze nga piloti i Ferrari-t në Formula 1, Charles Leclerc vitin e kaluar.

Përmes një komunikate, policia ka bërë me dije se gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve kanë gjetur dy “orë me vlerë, prejardhja e të cilave do të hetohet më tej”.

Leclerc, i cili është nga Monte Carlo, iu vodh ora ekskluzive Richard Mille nga kyçi i dorës në vendpushimin bregdetar italian të Viareggio prillin e kaluar.

Vjedhja ndodhi kur drejtuesit të Formula 1 iu afruan dy persona të veshur me helmeta motorrike, të cilët i kërkuan një selfie.

Sakaq, një burim hetimor për “Reuters” ka thënë se nuk ishte ende e mundur të thuhet nëse ndonjëra nga orët e gjetura ishte ajo e vjedhur nga Leclerc.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore