Lajme

Policia e Kosovës arreston dy persona, u gjen armë dhe kokainë


Audi pa targa e ndaluar nga Policia e Kosovës

Dy persona në rajonin e Deçanit janë kapur nga policia e Kosovës gjersa këta të fundit po patrullonin për mbikqyrje të kufirit në Ponoshec DRPK “Perëndimi” Gjakovë.

Përmes një njoftimi lëshuar policia bëri te ditur se “kanë ndaluar automjetin Audi pa targa, me pronar E.K, i cili ishte i shoqëruar me personin A.D, që të dy shtetas kosovarë”.

“Pas kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë janë gjetur dhe sekuestruar: 14 qese të vogla me substancë narkotike e dyshuar kokainë me peshë 4.1 gram – një pistoletë me një karikator dhe një fishek 7.65 mm – 2000 euro para të gatshme”, njofton Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante si dhe të gjitha veprimet janë kryer në konsultim me prokurorin kompetent në Pejë.

“Të dyshuarit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë. Vlen të ceket se i dyshuari i parë është person i njohur për policinë, i cili merret me kultivim dhe posedim të narkotikëve”, përfundon njoftimi i Policisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore