Shqipëria

Po transportonin 50 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona


Policia e Tiranës ka bërë me dije se është finalizuar operacioni i koduar “Tranzit 50”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Sipas saj, në pranga kanë rënë tre shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 50 emigrantë të paligjshëm dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Po ashtu janë proceduar penalisht edhe 50 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Ata akuzohen për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 6 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore