Muzikë

“Po më plas zemra nga gëzimi”, thotë Elvana Gjata pas koncertit recital në Tiranë


Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata të enjten mbrëma të 22 qershorit, ka mbajtur koncertin e saj recital në nder të shënimit të plot 20 viteve karrierë në muzikë.

Stadiumi Air Albania në Tiranë u mbush përplot me njerëz që përfshinin të gjitha moshat, e që kishin ardhur për të shijuar koncertin e shumëpërfolur të Gjatës – “Dekada”.

E gjithë ajo atmosferë festive dhe numri i madh i audiencës prezente, Elvanën duket ta kenë lënë thjesht pa fjalë.

Kështu të paktën është shprehur ajo përmes një storie të publikuar në llogarinë e saj të Instagramit, derisa ka shtuar se kjo ishte një prej ëndrrave të veta, që tashmë është bërë realitet.

“Jam pa fjalë për këtë që sot më panë sytë. Ishit kaq shumë, e ndjeva kaq shumë dashuri, sa po më plas zemra nga gëzimi. Kjo që pashë është një ëndërr që u bë realitet. Jam mirënjohëse për besnikërinë tuaj ndaj meje”, ka shkruar Elvana.

“Mirënjohëse për secilin prej atyre që kanë kam patur pranë gjithë këto vite, kompozitorë, producentë, tekstshkrues dhe bashkëpunëtor që kanë dhënë shumë mund e dashuri në rrugëtimin tim. Faleminderit nga zemra”, ka shtuar ajo.

“Dekada – e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja”, – ishte slogani që Gjata kishte përzgjedhur për këtë koncert recital që mblodhi qindra mijëra njerëz në zemër të Tiranës.

Të pranishmit patën mundësinë të shijonin performanca ‘live’ edhe nga artistë të tjerë përfshirë: Ledri Vulën, Noizyn, Dhurata Dorën e të tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore