Lajme

Po jetojmë luftën e parë hibride, thotë shefi i sigurisë kibernetike në Ukrainë


Nga autoriteti i sigurisë kibernetike në Ukrainë, situata është shumë e qartë, ku lufta, po zhvillohet në dy fronte: Atë real dhe atë virtual.

Të paktën kështu e mendon zëvendësdrejtori i shërbimeve speciale të komunikimit në Ukrainë, Viktor Zhora, i cili shpjegon se prej janarit, Kievi është përballur me sulme të shumta kibernetike në rrjete të ndryshme informatike.

“Këto dy luftëra, janë pjesë e asaj të madhe hibride”, shpjegon Zhora. “Kjo po ndodh për herë të parë në histori dhe besoj se lufta kibernetike, mund të mbyllet vetëm me atë faktike në terren”.

Për më tepër, eksperti i sigurisë kibernetike shton se në Ukrainë, po bëhet gjithçka për t’i dhënë fund të dy këtyre llojeve të luftës.

Një ushtri e tërë digjitale është krijuar nga Kievi zyrtar, për të luftuar hacker-ët rusë.

Aktualisht, një grup telegrami me 270 mijë pjesëtare është krijuar për të ndalur dezinformimin rus. Por, në Ukrainë, mendojnë se në tërësi për ta, janë duke luftuar kibernetikisht 400 mijë hacker-ë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore