Lajme

Plenkoviç: “S’e lejojmë askënd të vë në pikëpyetje legjitimitetin e Operacionit Stuhia”


Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, në rastin e 26 vjetorit të operacionit të famshëm ushtarak të vitit 1995 në luftën mes Kroacisë dhe Serbisë, “Operacioni Stuhia”, ka deklaruar për media se “kurrë s’do të lejojmë askënd të vë në dyshim legjitimitetin e ‘Operacionit Stuhia’, ose karakterin mbrojtës të luftës për atdheun tonë”, dhe i bëri thirrje Serbisë të braktisë “retorikën e kotë të së kaluarës”.

Të mërkurën e 3 korrikut, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, para mediave tha se “forcat ushtarake kroate vranë dhe dëbuan qindra serb nga territori i Kroacisë” dhe e quajti “spastrimi më i madh etnik që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Në ceremononinë përkujtimore shtetërore në qytetin e Knin,  para përfaqësuesve serbë Plenkoviç tha se gjestet simbolike të përvjetorit të vitit të kaluar për ‘Operacionin Stuhia’ “vazhdojnë të implementohen, dhe të jenë të udhëzuara me politika, pajtimi, bashkëjetese, dhe mirëkuptimi”, por në të njëjtën kohë “duke respektuar të vërtetat historike dhe duke i nderuar viktimat e pafajshme”.

Kryeminstri kroat tha se “edhe pse jemi bujarë në fitore, kjo aspak s’do të thotë se do të lejojmë dike të vë në pikëpyetje legjitimitetin e operacionit Stuhia, ose karakterin mbrojtës të luftës për atdhe”.

Këtë Plenkoviç e cilësoi si “mesazhi që kemi për fqinjin tonë, Serbinë, e cila duhet të braktisë retorikën e kotë të së kaluarës dhe të ballafaqohet me përgjegjësitë e saj. Serbia duhet t’i kthehet politikave të pajtimit dhe së ardhmes”.

I pari i ekzekutivit të shtetit kroat e quajti ndjenjë të veçantë të qënit në Knin në këtë ditë sepse “është një mundësi për të rikujtuar ditët e krenarisë kombëtare dhe fitoren, fitore që është në rrënjët e zemrave të kroatëve, por edhe një mirënjohje ndaj të gjithë atyre që dhanë jetën që Kroaci të jetë e lirë”.

Andrej Plenkoviç, përfundoi me atë se Kroacia po e fuqizon pozicionin e saj ndërkombërat “duke përdorur avantazhet që sjell anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.

Operacioni Stuhia ishte beteja e fundit e madhe dhe vendimtarja e Luftës për Pavarësinë e Kroacisë, e ndërmarrur nga ushtria kroate kundër proto-shtetit të vetë-deklaruar serb të Republikës së Krahinës Serbe brenda Kroacisë.

Ky operacion kishte nisur më 4 gusht, 1995 dhe kishte përfunduar në mbrëmjen e 7 gushtit, 1995.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore