Pajisje

PlayStation 5 me veçori të reja


PlayStation 5 do të marrë një përditësim gjatë këtij viti. Në këtë përditësim, pritet të sjellin ndryshime harduerike dhe përmirësime softuerike.

Ja disa nga veçoritë kryesore:

Nuk do të ketë më “beep” – Përdoruesit tani mund të heshtin ose fikin tingullin kur ndizin tastierën.

Mbështetje për kartat M.2 me kapacitet më të madh – PS5 do të jetë në gjendje të integrojë karta deri në tetë terabit, duke ofruar më shumë hapësirë për lojëra dhe të dhëna.

Mbështetje për Dolby Atmos – Tani, PS5 gjithashtu do të mbështesë tingullin Dolby Atmos, duke i dhënë përdoruesve mundësinë për të përjetuar tingullin 3D në pajisjet e tyre.

Playstation 5 Stock Photos, Royalty Free Playstation 5 Images | Depositphotos

Reagimi ndaj mesazheve – Përdoruesit mund të lënë reagime në formën e emojis në mesazhet me tekst të kontakteve të PS.

Vibrimet në meny – Opsioni i dridhjes së kontrolluesit mund të aktivizohet kur lëvizni nëpër meny, për një ndjesi më reale.

Lehtësimi i lidhjes me miqtë – Një listë e re lejon përdoruesit të shohin me cilët miq ose grupe mund të bashkohen në lojë.

Këto përmirësime do të sjellin një eksperiencë më të mirë dhe të përshtatshme për përdoruesit e PlayStation 5, duke rritur kënaqësinë dhe performancën e kësaj pajisje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore