Lajme

Plani i shovenistëve serbë për “riintegrim” të Kosovës – eksperti i sigurisë: Plan vetshkatërrues


Mural ku shkruan "Kosova është Serbi dhe Krimea është Rusi" në Mitrovicën Veriore

Një grup i përbërë nga disa parti opozitare në Serbi, të nxitura edhe nga intelektualë nacionalistë serbë, kanë publikuar një deklaratë ku bëjnë thirrje për “riintegrimin e plotë të Kosovës në Serbi si zgjidhja e vetme e pranueshme për popullin serb”.

Drejtori i Institutit për Siguri Ndërkombëtare në Beograd, Orhan Dragash, argumenton se ky plan është shkruar në Moskë dhe është një dhuratë e radhës që i bëhet Vladimir Putinit për qëllim të rritjes së entuziazmit në rënie të popullatës ruse.

Ai thekson se ky plan anashkalon një hap të rëndësishëm dhe të rrezikshëm drejt realizimit final të saj.

“Ndryshe nga homologët e tyre rusë, riintegruesit serbë nuk e parashikuan forcën ushtarake si një mënyrë për të realizuar planin e tyre”.

Ky dallim, argumenton Dragash, midis koncepteve ruse dhe serbe të riintegrimit nuk është thelbësor – të dyja planet janë në fakt luftarake.

Megjithëse në këtë plan thuhet se do të zhvillohen bisedime me shqiptarët, Dragash në mënyrë të arsyeshme supozon se asnjë shqiptar i Kosovës nuk dëshiron të flasë me Serbinë për riintegrim.

“Nëse supozojmë se edhe autorët e konceptit e kanë parashikuar atë opsion, dhe ndoshta e kanë bërë, le të shohim se kundër kujt do të luftonte Ushtria Serbe në Kosovë për të zbatuar vendimin e miratuar më parë për riintegrim”, shkruan Dragash në një artikull për “Euractiv” dhe shtoi një gjë të tillë e anashkaloi edhe Rusia kur hyri në Ukrainë e cila më pas u përballë me rezistencë sensacionale nga ukrainasit.

Në një situatë të tillë, Serbisë do t’i duhej të përballej edhe me NATO-n.

“Ndryshe nga Rusia, e cila me hyrjen në Ukrainë ishte e bindur se do të luftonte vetëm kundër ukrainasve, Serbia e di mirë se NATO-ja po e pret në Kosovë me kapacitet të plotë”.

Për ekspertin e sigurisë, iniciativa e Serbisë është më se e mirëpritur në Kremlin, sepse “i jep asaj një alibi për gjithçka që bën në Ukrainë dhe një shans për t’i paraqitur publikut të saj se mënyra se si Rusia riintegrohet”.

“Nuk ka asnjë mbështetje ndërkombëtare për një plan të tillë, përveç Moskës, dhe padyshim që do ta ofronte atë sepse një luftë e re në Ballkan do të vlente flori në ditët kur Rusia vuan”, përfundon ai.

Deklarata u lexua në një konferencë për media nga anëtari i Akademisë së Arteve dhe Shkencave, Matija Beçkoviç.

Dokumenti i titulluar “Deklarata për Tubimin në Mbrojtjen e Kosovës” është nënshkruar nga Partia Popullore, Lëvizja “Dveri”, “Zavetnici”, koalicioni NADA dhe një grup profesorësh dhe anëtarësh të akademisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore