Pajisje

Plani i BE-së për karikues të unifikuar shkon një hap përpara


Në Bashkimin Evropian, përpjekja për të miratuar një port të përbashkët karikimi për telefonat celularë, tabletët dhe kufjet ka bërë një hap përpara.

Kjo, pasi një panel i BE-së ka mbështetur propozimin, duke hapur rrugën për një votim të asamblesë në muajin e ardhshëm.

Më parë, Komisioni Evropian ka sugjeruar një portë të vetme karikimi, duke shpresuar se prodhuesit e telefonave do të ishin në gjendje të gjenin një zgjidhje të përbashkët.

Të mërkurën e 20 prillit, Komiteti i Tregut të Brendshëm dhe Mbrojtjes së Konsumatorit i Parlamentit Evropian ra dakord me propozimin e Komisionit.

IPhone-ët e Apple-it ngarkohen nga një kabllo Lightning, ndërsa pajisjet e bazuara në Android mundësohen duke përdorur lidhës USB-C.

Shumica e telefonave të shitur në BE janë pajisje Android.

“Me gjysmë miliardë karikues për pajisjet portative të dërguara në Evropë çdo vit, duke gjeneruar 11 mijë deri në 13 mijë tonë mbeturina elektronike, një karikues i vetëm për telefonat celularë dhe pajisje të tjera elektronike të vogla dhe të mesme do të përfitonin të gjithë”.

Kështu ka thënë Alex Agius Saliba, i cili është udhëheq i debatit në parlament.

Komiteti dëshiron që porta USB Type-C të jetë standard për telefonat celularë, tabletët, kufjet, lexuesit elektronikë, laptopët me fuqi të ulët, tastierat, orët inteligjente dhe lodrat elektronike.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore