Lajme

Pistë e re mbi çështjen “Alec Baldwin” – hetuesit po gjurmojnë burimin e fishekëve


Drejtoresha e fotografisë që humbi jetën, Alyna Hutchins

Një hetim i ri ka dalë në dritë mbi ngjarjen tragjike të 21 tetorit, kur aktori Alec Balwin qёlloi pёr vdekje kinematografen Halyna Hutchins dhe la të plagosur regjisorin e filmit “Rust”.

Bëhet fjalë për burimin nga ku kanë dalë plumbat e vërtetë, të cilët rezultuan fatalë në sheshxhirim.

Investigimi filloi pasi njё ofrues i armёve tё zjarrit dhe municioneve pёr produksionin e “Rust”, u tha hetuesve se, mund t’i ndihmonte pёr tё gjetur se nga erdhёn fishekёt e vёrtetё.

Sipas tij, ato ishin tё njёjta me ato qё njё mik i kishte dorёzuar, teksa i montoi atij armёn.

Tregtari, i quajtur Seth Kenney, ofroi municionet dhe armёt pёr filmin pёrmes kompanisё sё tij, PDQ Arm & Prop.

Sipas njё deklarate nga zyra e sherifit tё rrethit Santa Fe, e cila drejton hetimin, Kenney tha se disa vjet më parë, kishte marrë “municion të rimbushur nga një mik”, i cili i ra në sy për shkak të logos në formë ylli.

Drejtoresha e fotografisë, Halyna Hutchings

Hetuesit kanë gjetur “disa pika takimi” në mënyrën se si u trajtuan armët në grupin “Rust”.

Ata njoftuan se ёshtё shumë shpejt për të përcaktuar nëse do të ngrihen akuza, mes padive të pavarura civile, në lidhje me përgjegjësinë për të shtënat me armë.

Deklarata e urdhrit të hetimit të së martës përmban gjithashtu disa detaje të reja lidhur me trajtimin dhe mbushjen e armës që vrau Hutchins, përpara se t’i dorëzohej Baldwin nga një ndihmës drejtor.

Hetuesit thonë se, armëtorja në film, Hannah Gutierrez Reed, e ngarkoi armën me pesë fishekë bedel, teksa hasi probleme me tё gjashtin para pushimit të drekës, kur revolveri u izolua në kamion.

Raundi i fundit u shtua pas drekës, nё momentin kur arma po pastrohej.

Gutierrez Reed tha se, armët u kontrolluan në xhirime, por se gjithsesi nuk i kontrolloi dhe aq mirë, për shkak se ishin kyçur gjatё drekës, sipas deklaratës së re.

Një tjetër anëtar i xhirimeve, pёrgjegjёs i pajisjeve, u tha hetuesve se municionet ishin blerë nga të paktën tre burime.

Jason Bowles, avokat i Gutierrez Reed, e quajti hetimin e ri një hap të madh përpara drejt përcaktimit të burimit të municioneve në set.

Gjatë xhirimeve të “Rust” – Pak momente para incidentit tragjik.

Hetuesit përshkruan gjithashtu biseda me babanë e Gutierrez Reed, qitësin dhe konsulentin e filmit “Thell Reed”, i cili nuk është i listuar si pjesëmarrës në “Rust”.

Cila është ngjarja?

Një aksident tragjik ndodhi në xhirimet e filmit “Rust”, ku aktori kryesor është Alec Baldein.

Gjatë xhirimeve, me një pistoletë të përdorur për skenat western të filmit, Baldwin shkrepi armën dhe vrau drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchings, ndërsa i plagosur mbeti edhe regjisori i filmit.

Sipas të dhënave të para të bëra publike, ngjarja ishte një aksident. Pistoleta duhet të ishte e mbushur me fishekë të rremë, për të dhënë efektin vizual të filmit “Rust”, i cili po xhirohej në New Mexico.

Viktima Halyna Hutchins, 42 vjeçe, u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore