Lajme

Piloti dezertor rus gjendet i vdekur në Spanjë, “i vrarë”


Vdekja e pilotit rus Maksim Kuzminov, i cili dezertoi me helikopterin e tij në Ukrainë verën e kaluar dhe trupi i të cilit u gjet, i mbushur me plumba, në platformën devijuese të një garazhi në Spanjë është ende i mbuluar me mister.

Autoritetet ukrainase – të cilët pas arratisjes nga ushtria e Vladimir Putinit e kishin siguruar atë me familjen, dokumente të reja dhe një shpërblim prej 500 mijë dollarësh – kanë konfirmuar se i riu ka vdekur.

Por rrethanat mbeten për t’u sqaruar.

14 shkurtin e kaluar, mediat spanjolle raportuan zbulimin një ditë më parë të një trupi me të paktën pesë plagë me armë zjarri në zonën e daljes së një parkingu rezidencial pranë Villajoyosa, një qytet bregdetar në provincën e Alicante.

Burimet lokale kanë thënë se viktima ishte “një 33-vjeçar me origjinë ukrainase” banues në zonë, pa dhënë të dhënat e tij personale.

Në kohën e dezertimit, Kuzminov u paraqit në shtypin ndërkombëtar si një pilot rus 28-vjeçar, por diferenca në moshë mund të jetë për shkak të ndryshimit të identitetit ose fazave paraprake të hetimit.

Për momentin asnjë autoritet spanjoll nuk ka konfirmuar se është me të vërtetë ai.

Media e pavarur bjelloruse Nexta dhe agjencia ruse Tass kanë pretenduar se viktima ishte Kuzminov, me qendër në Valencia, e kohët e fundit kishte pasur probleme me drogën dhe alkoolin.

Hetimet e para, sipas mediave spanjolle, janë fokusuar në hipotezën e një larje hesapesh.

Po ashtu po hetohet një makinë e djegur e gjetur pak më tutje në qytetin e afërt të El Campello dhe nëse ajo mund të jetë përdorur nga vrasësi për të shpëtuar.

Kuzminov ishte protagonist i Operacionit Synytsia i zbatuar me shërbimet ushtarake ukrainase Gur më 9 gusht 2023 pas gjashtë muajsh planifikimi, i pari i këtij lloji që nga fillimi i luftës.

Në shtator, piloti i ri tregoi personalisht arratisjen e tij me helikopter në një dokumentar dhe në një konferencë shtypi në Kiev.

Kur familja e tij ishte evakuuar nga Rusia dhe ishte dërguar në siguri siç ishte premtuar nga Gur, Kuzminov vendosi të vepronte duke u nisur, me dy ushtarë të tjerë në bord, nga aeroporti i Kurskut drejt rajonit të Kharkiv.

Me të mbërritur në zonën Shebekine, në rajonin rus të Belgorod, filloi të fluturojë pothuajse afër tokës.

Sapo kaluam kufirin ukrainas filluan të shtënat.

“Nuk mund të them me siguri se kush e nisi, por supozoj se ishte pala ruse. Jam plagosur në këmbë nga një armë e kalibrit të vogël, përpara se të zbarkoja në vendin e treguar” nga inteligjenca e Kievit, ka treguar ai.

Piloti më pas u përpoq të bindte shokët e tij – deri atëherë pa dijeni për operacionin – që t’i dorëzoheshin ukrainasve me të: “Por ata u frikësuan dhe dolën me vrap nga helikopteri”.

Të dy, u përpoqën të arratiseshin.

“Fatkeqësisht, ata u vranë. Do të ishte më mirë t’i kishim kapur të gjallë, por kështu ndodhi”.

Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore