Jetesë & Stil

Piers Morgan largohet nga ‘Good Morning Britain’


Piers Morgan njëri nga prezantuesit më të mirë në Britani është larguar nga puna, në televizionin e  ITV.  Mësohet se, arsyeja e largimit , është fakti që ai nuk besonte asnjë fjalë të asaj që dueksha Meghan Markle tha gjatë intervistës me Oprah Winfrey’it

Ai shtoi: “Shqetësimi im kryesor është mbi atë që dukesha ka thënë. Ngjarja e presupozuar që ajo tentoi të vetëvritej, dhe nuk kërkoi ndihmë për të mos u dukur keq, është absurde”.

Carolyn McCall shefe ekzekutize e ITV-së deklaroi se dyshon në shëndetin mendor  Meghan Markle. Ajo shkon më tej duke thënë se kjo është diçka shumë serioze.

Kompania e ITV-së, kërkon që dukesha të tërheq ato që ka thënë dhe të kërkojë falje publikisht.

Megjithatë ka spekulime edhe për largimin e prezantuesit, pasi ai ka tentuar të largohet edhe më parë. Morgan ka marrë disa oferta tunduese nga televizionet e tjerë në vitet e fundit.

Konflikti dukeshës dhe prezantuesit duket që është i madh.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore