Shqipëria

Pezullohet lundrimi detar në Vlorë për shkak të motit të keq


Në Vlorë, moti i përkeqësuar me erë të fortë, ka çuar në pezullimin e lundrimit detar.

Kjo e premte e 22 shtatorit, sipas kapitanerisë së portit, ka sjellë erë me shpejtësi deri në 20-25 m/s nga drejtimi jug-juglindje.

Ndaj dhe kapitaneria – për shkak të kësaj situate meteorologjike dhe detit me dallgë që shkon 4-5 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe 6-7 ballë në det të hapur – ka njoftuar të gjitha mjetet lundruese të vogla, peshkarexhat dhe mjetet turistike të mos dalin në det.

Kjo sepse rrezikojnë për shkak të erës së fortë dhe detit me dallgë.

Kurse tragetet e linjës Vlorë-Brindisi por dhe anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë lundrimin normalisht.

Sakaq, mësohet se situata e përkeqësuar e motit do të vijojë deri mesditën e datë 24 shtator.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore