Lajme

Petkoviç falënderon ambasadorin sllovak për “mos-njohjen e Kosovës”


Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovakisë në Beograd, Fedor Roso

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovakisë në Beograd, Fedor Roso, me të cilin, siç lajmëron kjo zyre, “u bisedua për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë”, dhe vazhdimin e dialogut.

Petkoviç nuk e la pa e falënderuar ambasadorin sllovak për “mos-njohjen e Kosovës”, si dhe “pozicionin parimor ndaj çështjes së Kosovës”.

Në njoftimin e kësaj zyreje fiktive “për Kosovën”, thuhet edhe se “Beogradi mbështet intenzivisht punën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe përpjekjet e tij për gjetur marrëveshje kompromisi përmes bisedeve, që edhe është qëllimi i dialogut”, transmeton Kosovo-Online.

Sipas, kryenegociatorit të palës serbe, Petkoviç, “Prishtina vazhdimisht gjeneron ambient mos-besimi, duke vazhduar të pengojë dialogun gjatë raundeve të fundit të takimeve si dhe refuzimin ndaj formimin të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

“Deklaratat e fundit të Albin Kurtit, ku publikisht refuzon të pranojë obligimet e Prishtinës për formimin e Asociacionit, është goditje ndaj normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në deklaratën për shtyp të kësaj zyreje.

Petkoviç, thotë se “përkundër të gjithë kësaj, Beogradi mbetet e përkushtuar në dialog me Prishtinës”, duke e hedhur fajin te Kosova për krejtësiusht të “kundërtën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore