Lajme

Peskov: Nato ka kuptim histerik mbi atë çfarë po ndodh në Ukrainë


Zëdhënësi rus, Dmitry Peskov, tha se shumica e shteteve të NATO-s kanë kuptim histerik dhe joadekuat me atë çfarë po ndodh në Ukrainë.

Në konferencën e rregullt për shtyp në Moskë, Kremlini ka njoftuar se lëvizjet për të dëbuar diplomatët amerikanë nga Rusia ishin një masë e detyruar, pasi muajin e kaluar SHBA-të dëbuan 12 rusë nga misioni i vendit në OKB në Nju Jork për shqetësime të sigurisë kombëtare.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë mori të mërkurën një listë të diplomatëve të saj që u shpallën “persona non grata”.

Dmitry Peskov, gjithashtu konfirmoi para gazetarëve se miliarderi rus i sanksionuar, Roman Abramovich, luajti një rol fillestar në bisedimet e paqes.

Peskov tha se “ai mori pjesë në fazën fillestare. Tani negociatat janë mes dy skuadrave, rusëve dhe ukrainasve”.

I pyetur se pse ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, nuk ishte parë në publik për disa kohë, gazetarëve iu tha se ai ishte i zënë me Ukrainën dhe tani nuk ishte koha për aktivitete mediatike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore