Lajme

Pesë persona të lënduar nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri


Ilustrim.

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti në fshatin Fshatër në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri , përkatësisht në fshatin Frasher, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai për AP.

Vetëm në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 50 aksidente trafiku.

Njëri prej tyre ishte me fatalitet në Prishtinë.

Këmbësori ka ndërruar jetë teksa ishte duke pritur që ta kalonte rrugën, por që më pas një veturë kishte goditur semaforin, pastaj të njëjtit person semafori i ka rënë mbi kokë.

Lajmin për Albanian Post e kishte konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë”, ka sqaruar Ahmeti për AP.

Teksa kishte shtuar policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që kanë dërguar deri tek ky aksident trafiku.

Ndërsa, ngasësja e automjetit ishte shoqëruar në stacioni policor.

Policia, ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore