Sport

Pesë klubet më të shtrenjta


Futbolli në ditët e sotme më shumë se kurrë flet me para dhe duket se çdo gjë rrotullohet rreth tyre. Janë të pakta rastet, kur refuzohen paratë mbi një transferim të “çmendur” apo kundrejt një page shumë të lartë.

Por, cilët klube kanë vlerën më të madhe të grupit të lojtarëve?

Në pesë klubet më të vlefëshme në botë gjenden, dy klube nga Premier Liga, një nga La Liga, një nga Bundesliga dhe një nga Liga e Parë. Klubet e Serise A janë jashtë top pesëshes më të shtrenjtë.

Manchester City kryeson listën. Klubi i sheikëve ka një vlerë rreth 1.03 bilion euro. Lojtarët më të shtrenjtë që ka klubi janë: Raheem Sterling-u dhe Kevin de Bruyne nga 100 milionë euro, Phil Foden-i, Bernardo Silva, Rodri dhe Ruben Dias-i me nga 70 milionë euro.

Liverpool-i është ekipi i dytë më i kushtueshëm, me një vlerë rreth 1.01 bilion euro. Lojtarët më të kushtueshëm në këtë klub janë: Mohamed Salah-u me vlerë 110 milionë euro, Sadio Mane  dhe Trent Alexander-Arnold me vlerë 100 milionë euro dhe Andrew Robertson-i, së bashku me Virgil van Dijk-un me vlerë 70 milionë euro.

Bayern Munich-u renditet i treti në këtë listë. Gjermanët vlejnë 841.6 milionë euro. Lojtari më i shtrenjtë te Bayern-i është Joshua Kimmich-i me vlerë rreth 90 milionë euro, ndiqet nga Alphonso Davies-i me vlerë 75 milionë euro dhe Leroy Sane, Serge Gnabry, Leon Goretzka me nga 70 milionë euro.

PSG është ekipi i radhës në listë, si me i vlefëshmi. Grupi i lojtarëve të ekipit francez kushton 831.8 milionë euro. Kylian Mbappe është lojtari më i kushtueshëm, me vlerë 160 milionë euro. Ndiqet nga Neymar-i me vlerë 110 milionë euro, Marquinhos-i me vlerë 70 milionë euro dhe Verrati me 60 milionë euro.

Barcelona është ekipi i pestë më i vlefshëm. Klubi spanjoll ka një vlerë rreth 823 milionë euro. Lojtarët më të shtrenjtë janë Lionel Messi, Ansu Fati dhe Frenike de Jong me vlerë 80 milionë euro. Ndiqen nga Marc-Andre ter Stegen-i me vlerë 75 milionë euro, Pedri 70 milionë euro dhe Antonie Griezmann-i me 60 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore