Sport

Pesë disfatat më të mëdha në karrierën e Jose Mourinho-s


Jose Mourinho ka parë shumë në karrierën e tij. Ulje-ngritje, humbje, fitore, shumë trofe të ngritur në ajer dhe një CV shumë të pasur.

Mourinho ka trajnuar ekipe si Porto, Chelsea, Inter-i, Real Madrid-i dhe Manchester United-i. Me të gjitha këto ekipe ka fituar trofe.

Por, cilat janë pesë disfatat më të rënda në karrierën e The Special One?

1-Liverpool 1-0 Chelsea (maj 2005)

Ndeshja e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Një gol “fantazmë” ku topi nuk e kalon vijën fatale, por në epokën kur nuk ekzistone as VAR dhe as linja e golit, arbitri e akordoi si gol të rregullt.

2-Barcelona 5-0 Real Madrid (nëntor 2010)

“Kjo është hera e parë që unë jam mundur 5-0”, tha Mourinho pas ndeshjes.

Golat e Xavi, Pedro, Jeffren dhe David Villa-s shënuan një nga disfatat më “poshtëruese” në karrierën e portugezit.

3-Chelsea 2-4 Bredford City (janar 2015)

“Çfarë ndodhi? Futboll. Cila është e bukura”, këto ishin fjalët e Mourinho-s pas ndeshjes, kur u eleminua nga Kupa FA, nga Bradford-i, që në piramidën e futbollit britanik, renditejë 49 vende më poshtë bluve.

4-Leicester 2-1 Chelsea (dhjetor 2015)

Ai sezon ishte i çuditshem për Chelsea-n, ku u dukë se Mourinho e kishte humbur menaxhimin në dhomën e zhveshjes. Kjo humbje do i kushtonte stolin.

5-West Ham 3-1 Manchester United (shtator 2018)

Një situatë jë fortë e mirë për Mourinho-n që nuk gëzonte as simpatinë e një pjese të mirë të tifozëve të Djajve të Kuq. Portugezi kishte shumë përplasje me lojtarët, duke filluar nga Paul Pogba, Luke Shaw, David de Gea etj.

Përballja me West Ham-in ishte një shenjë që largimi nga stoli i djajve ishte fare pranë. Pas 10 ndeshjesh, pas asaj me West Ham-in, Mourinho do të shkarkohej edhe nga Manchester-i.

Këto ishin pesë disfata që kishin përcaktuar jo pak fatin e teknikut në klubet e mëparëshme. Eleminimi nga Liga e Europës, nga Dinamo Zagreb-it, mund të jetë një tjetër shenjë e një largimi nga stoli për Mourinho-n.

Tottenhami fitoi ndeshjen e parë në Londër, me rezultatin 2-0, por humbi ndeshjen e kthimit me rezultatin 3-0, pas kohës shtesë.

Mbetet për t’u parë nëse bordi drejtues i Spurs do besojë akoma te portugezi apo do vendosi ta shkarkojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore