Lajme

Përplasja e trenave në Greqi, Mitsotakis kërkon falje nga familjet


Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar falje nga familjet e 57 viktimave të përplasjes së trenit të kësaj jave.

Në një mesazh në median sociale Facebook, Mitsotakis tha se “në Greqinë e 2023-it dy trena që shkojnë në drejtime të ndryshme nuk mund të lëvizin në të njëjtën linjë pa e vwrejtur askush”.

Protestat vazhdojnë prej ditësh.

Përleshjet me policinë u raportuan të dielën ndërsa mijëra iu bashkuan një demonstrate në kryeqytetin Athinë.

Policia vlerësoi se 12 mijë njerëz morën pjesë në protestë.

Ata thanë se shtatë oficerë u plagosën dhe pesë u arrestuan, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Disa demonstrues i vunë zjarrin kazanëve të plehrave dhe hodhën bomba me benzinë. Policia u përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës dhe granata trullosëse, duke pastruar sheshin qendror Sintagma nga protestuesit brenda pak minutash.

Protestuesit thuhet gjithashtu lëshuan qindra balona të zeza në qiell në kujtim të të vdekurve, me disa që mbanin në duar tabela ku shkruhej “Poshtë qeveritë vrasëse”.

Natën e 28 shkurtit, një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash që po udhëtonin në drejtime të kundërta përfunduan në të njëjtën binar.

Katër vagonët e parë të trenit të pasagjerëve doli nga shinat dhe dy të parat morën flakë dhe u shkatërruan pothuajse plotësisht.

Aksidenti i trenit i atribuohet gjerësisht gabimit njerëzor.

Një 59-vjeçar mjeshtër stacioni në Larisa, i cili u akuzua për vrasje nga pakujdesia, doli në gjykatë të dielën dhe është dërguar në paraburgim.

Avokati i tij Stefanos Pantzartzidis tha se mjeshtri i stacionit kishte pranuar se kishte një pjesë të përgjegjësisë në aksident. Ai përballet me 10 vjet deri në burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Por shumë në Greqi e shohin përplasjen si një aksident që pritej të ndodhte dhe sindikata e punonjësve të hekurudhave fajësoi “mosrespektin” e qeverive të njëpasnjëshme ndaj hekurudhave greke që çoi në këtë “rezultat tragjik”.

Protesta masive në Greqi, pas aksidentit fatal hekurudhor

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore