Sport

Perla e Bajramit ndaj Çekisë në garë për “Golin e Raundit”


Mesfushori Nedim Bajrami është protagonisti kryesor i Kombëtares shqiptare me tre gola të shënuar në katër sfida.

Por perla e tij në sfidën me Çekinë e realizuar në minutën e 66’ ka marrë vëmendjen e UEFA-s, e cila e ka nominuar për të fituar “Goli i Raundit”.

Në garë me mesfushorin shqiptar janë edhe Sandro Volfinger i Lihtenshtainit, Robert Levandowski i Polonisë dhe Aurelien Tchouameni i Francës.

Kjo është hera e tretë radhazi që një gol i Shqipërisë nominohet për golin më të bukur të raundit, pas realizimeve fantastike të Asanit me Moldavinë dhe Asllanit me Ishujt Faroe, ku të dyja dolën fituese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore