Sport

Përfundon takimi mes drejtuesve të Milan-it dhe Club Brugge – Nuk ka marrëveshje


Ka përfunduar takimi mes drejtuesve të Milan-it dhe atyre të klubit belg, Club Brugge.

Takimi kishte për qëllim arritjen e marrëveshjes për transferimin e futbollistit belg, Charles De Ketelaere, por kjo nuk ndodhi.

Sipas asaj që raporton gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, takimi ka qenë pozitiv dhe palët kanë qenë afër, por marrëveshja nuk ndodhi sot.

Ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për transferimin e futbollistit 21-vjeçar në Milano.

Kujtojmë që mediat në Itali raportuan që Milan-i është gati të paguajë deri në 32 milionë euro për shërbimet e talentit belg.

Në garë për transferimin e tij është edhe skuadra e Leeds United, por përparësi për italianët është dëshira e lojtarit që të vishet kuqezi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore