Përballje

Përfundon pa gola ndeshja mes Liverpool dhe Chelsea-t


Ndeshja e parë e së shtunës në Premier League mes Liverpool-it dhe Chelsea-t përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Dueli ishte i baraspeshuar, por Chelsea ishin skuadra më e mirë në fushë.

Në minutën e tretë, Kai Havertz shënoi për t’i dhënë epërsinë Chelsea-t, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Blutë nga Londra kishin disa mundësi shumë të mira shënimi, por lojtarët e pa eksperiencë nuk arrinin të shënonin para Alisson.

Në pjesën e dytë, u fut në lojë edhe anësori 100 milionësh, Mykhailo Mudryk i cili ishte produktiv dhe krijoi disa raste të mira, të cilat nuk u shfrytëzuan.

Në minutat e fundit të ndeshjes, ishin Liverpool ata që po insistonin të shënonin, por edhe ata si Chelsea, nuk arrinin të mposhtnin portierin kundërshtar.

Momentalisht, Liverpool radhitet në pozitën e tetë me 29 pikë, ndërsa Chelsea në pozitën e 10-të me po aq pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore