Lajme

Përfundon mbledhja e Këshillit, Polonia vendos të rrisë gatishmërinë ushtarake


Polonia do të rrisë gatishmërinë e njësive ushtarake.

Kështu kanë deklaruar zëdhënësi për shtyp i Qeverisë polake, Peter Müller dhe shefi i Byrosë Kombëtare të Sigurisë, Jack Siewiera, pas takimit që sapo përfundoi të Këshillit të Ministrave për Çështjet e Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.

Ata gjithashtu konfirmuan se kishte pasur një shpërthim që vrau dy shtetas polakë dhe thanë se po zhvillohen diskutime nëse do të aktivizohej neni katër i NATO-s, i cili thotë se të gjithë anëtarët të takohen në selinë e aleancës.

“Jemi në kontakt shumë intensiv me aleatët kryesorë”, tha Siewiera.

Kjo pas, ngjarjes së rëndë, ku u raportua se dy raketa ruse kaluan në Poloni duke shkaktuar dy vdekje.

Çfarë ndodhi?

Pas raportimeve në mediat polake, erdhi deklarata e një zyrtari të lartë të inteligjencës amerikane, i cili tha se raketat ruse kaluan në Poloninë anëtare të NATO-s, duke vrarë dy persona.

Më pas u vendos mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Polonisë, e cila sapo përfundoi.

Aleatët reaguan menjëherë duke u shprehur se po kryejnë verifikime dhe se solidarizohen me Poloninë.

Raketat ruse goditën një zonë ku po thahej gruri në Przewodów, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Në mesditë, Rusia goditi objektet energjetike të Ukrainës me breshërinë e saj më të madhe të raketave deri më tani.

Ajo goditi objektiva nga lindja në perëndim dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Moldavia fqinje u prek gjithashtu. Ajo raportoi ndërprerje masive të energjisë pasi sulmet rrëzuan një linjë kryesore të energjisë që furnizon vendin e vogël.

Zyrtari amerikan: Raketat ruse goditën Poloninë, 2 të vdekur

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore