Art&dizajn

Përfundon ekspozita e hapur “Më gjeni” – autori krijon monolog me veprën


Ekspozitës së hapur, instalacion me motive për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, me titull – “Më gjeni” të skulptorit, Eroll Murati, po i vije fundi.

Me këtë rast artisti ka vendosur që në përmbyllje të krijojë një monolog me veprën.

“Me gjeni” – Eroll Miftari.

Të gjithë monologun e fundit, Murati, e fillon me shpjegimet e tij figurative, duke treguar se kishte menduar se i kishte gjetur miqtë e tij, por që realiteti ishte ndryshe.

Pamjet aktuale nga ekspozita e hapur “Më gjeni”

“Unë; hej… hej… ku keni mbetur mbrëmë? Ju lashë shumë mirë. Unë mendova se ju gjeta shokë e ju nxora nga nëntoka por tani po ju kuptoj se paskan qenë vetëm dy drita shokë”, shkruan autori.

Tutje, Murati, në monologun e tij zotohet t’i nxjerrë përsëri nga toka miqtë e tij, duke reflektuar për mos gjetjen e trupave të zhdukur nga lufta edhe tash pas më shumë se dy dekadash.

“Faleminderit që qëndruat 15 ditë me mua dhe me gjithë popullin tim e posaçërisht me ata që ju kërkojnë. Do të ju nxjerr prapë dhe kurrë pa ju harruar”.

“Te zhdukurit… Shok, faleminderit që na nxore nga nëntoka e qëndruam plotë shpirt e dritë për 15 ditë dhe i pamë të dashurit tonë, por u kthyem përsëri nëntokë që një ditë të dalim në të vërtetë. Shok, mos na harro të lutem, ne gjendemi diku dhe kemi shpresë tek ju”, përfundon Murati.

“Më gjeni” që ishte prezantuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të prezantohet edhe në sheshet e Beogradit.

Autori i kësaj vepre artistike dëshiron që thirrja e 1 mijë e 630 personave të pa gjetur deri tani, të jehojë edhe në vendin prej nga erdhën forcat e armatosura të cilët vranë e zhdukën shqiptarë civil e të pafajshëm.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore