Muzikë

Performanca e Lady Gaga-s në përurimin e Joe Biden


Performanca e Lady Gaga-s, në Washington nuk ishte në stilin që jemi mësuar ta shohim, por vuri fokusin te vokali i saj i fortë dhe i sigurtë.

Nuk kishte kërcimtarë dhe e vetmja pjesë ekstravagante e veshjes së saj ishte karfica e artë me përmasa të mëdha në formën e një shqiponje. Ajo kombinohej me mikrofonin dhe kufjet e saj.

Gaga, njihet si një kritike e  administratës Trump. Ajo shkroi në Twitter pak para ceremonisë se dëshironte që performanca e saj të siguronte një moment  bashkimi pas ndarjeve të katër viteve të fundit.

“Këndimi i Himnit tonë Kombëtar për popullin amerikan është nderi im. Unë do të këndoj gjatë një momenti ndryshimi. Për mua, kjo ka një kuptim të madh” , shkruan ajo.

Ajo thekson synimin e saj për të njohur të kaluarën e vendit, të jetë  shëruese për të tashmen e përbashkët, dhe me shprese për një të ardhme ku punohet me dashuri.

“Unë do t’u këndoj zemrave të të gjithë njerëzve që jetojnë në këtë tokë”, shkruan Gaga në Twitter./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore