Lajme

Perëndimi e injoron ligjin kur ‘derdhet gjaku i myslimanëve’, thotë Erdogan


Presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka kritikuar reagimin e qeverive perëndimore ndaj bombardimeve të Izraelit ndaj Gazës.

Ai ka thënë se Perëndimi nuk po merr masa sepse “gjaku i derdhur është gjaku i myslimanëve”.

“Çfarë ndodhi me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut?. Ata nuk do ta shikojnë nëse nuk i shërben qëllimit të tyre. Pse? Sepse gjaku që derdhet është gjak mysliman”, ka thënë ai.

Një ditë më parë, Erdogan anuloi një udhëtim në Izrael dhe tha se i vinte keq që shtrëngoi duart me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York muajin e kaluar.

Ministri i jashtëm i Autoritetit Palestinez – i cili administron Bregun Perëndimor të pushtuar, por jo Gazën – i ka përshkruar sulmet ajrore të Izraelit si “luftë hakmarrjeje”.

Duke folur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, Riyad al-Maliki ka thënë se bombardimi ishte më i keq se sulmet e mëparshme izraelite dhe bëri thirrje për një armëpushim.

Erdogan drejtuar Papës: “Në Gaza po bëhet masakër”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore