Përbërësit e kanabisit parandaluan virusin që shkakton COVID-19 të depërtojë në qelizat e shëndetshme njerëzore.
Është ky përfundimi i një studimi laboratorik, të botuar në “Journal of Nature Products”.
“Dy komponimet që gjenden zakonisht në kërp – të quajtur, acid kanabigerolik ose CBGA dhe acid kanabidiolik ose CBDA – u identifikuan gjatë një përpjekjeje të shqyrtimit kimik si potencial për të luftuar coronavirus-in”, thanë studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Oregonit.
Në studim, ata u lidhën me proteinat e gjetura në virus dhe bllokuan një hap që patogjeni përdor për të infektuar njerëzit.
Studiuesit testuan efektin e komponimeve kundër varianteve alfa dhe beta të virusit në një laborator.
Studimi nuk përfshin dhënien e suplementeve për njerëzit ose krahasimin e shkallës së infeksionit tek ata që përdorin komponimet me ata që nuk e përdorin.
Kërpi është një burim i fibrave, ushqimit dhe ushqimit të kafshëve.
Ekstraktet zakonisht përdoren në kozmetikë, kremra për trupin, suplemente dietike dhe ushqim.
“Këto komponime mund të merren nga goja dhe kanë një histori të gjatë të përdorimit të sigurt te njerëzit”, tha Richard van Breemen, studiues me Qendrën Globale të Inovacionit të Kërpit të Shtetit Oregon.
“Ata kanë potencialin për të parandaluar dhe trajtuar infeksionin nga SARS-CoV-2”, tha ai në një deklaratë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sveçla: Koha kur veriu i Kosovës kontrollohej nga strukturat terroriste të Serbisë ka përfunduar
-
Zgjedhjet në SHBA, momentet historike të debateve presidenciale
-
Kandiç për anulimin e festivalit “Mirëdita…” në Beograd: Serbisë si kjo duhet pasur frikë
-
Orban po punon për krijimin e grupit të ri të krahut të djathtë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albanian Post publikon sondazhin e fundit të realizuar në Kosovë – veç përqindjeve të partive, edhe shumë të dhëna të tjera
-
Kushtet e Kurtit për takim me Vuçiç-in: Thjesht blof, lojë me publikun
-
A mund të dërgojë vërtet Kim ushtarë të Koresë së Veriut për të ndihmuar rusët në Ukrainë?
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për tatimin e profesioneve të lira