Shëndet

Për një gjumë të qetë: Shmangni këto ushqime në mbrëmje


Ilustrim

Nëse keni probleme me gjumin, mund t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje shtesë dietës dhe ushqimeve që hani pak para se të shkoni në shtrat.

Edhe pse në përgjithësi dihet se kafeina është një përbërës që mund të prishë rutinën e gjumit, pranë saj ushqimi që nuk rekomandohet për konsum në mbrëmje është edhe domatja.

Arsyeja qëndron në faktin se domatet mund të shkaktojnë refluks acidi dhe probleme të tjera të tretjes, të cilat mund të shkaktojnë parehati dhe keni më pak gjasa të pushoni dhe të bini në gjumë lehtë.

Qepët janë një lloj tjetër perimesh që mund të prishin tretjen tuaj, pasi ato krijojnë gazra ndërsa udhëtojnë nëpër sistemin tuaj të tretjes.

Ky gaz shkakton presion në stomak, dhe mund të kthejë acidin në ezofag, veçanërisht kur jeni shtrirë në shpinë.

Përveç kujdesit të asaj që hani, është mirë të monitoroni marrjen e alkoolit, veçanërisht para gjumit.

Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se kafeina, e cila ndërhyn në procesin e të fjeturit dhe ju pengon të bini në një gjumë të thellë, mund të gjendet në ushqime dhe pije të ndryshme.

Ndërsa të gjithë e dinë se çaji, kafeja dhe disa pije të tjera të gazuara përmbajnë kafeinë, më pak dihet se kafeina mund të gjendet edhe në çokollatë dhe në disa qetësues kundër dhimbjeve.

Mungesa e gjumit mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin mendor, si dhe fizik, dhe studimet kanë treguar se njerëzit që flenë më pak se shtatë orë në ditë priren të shtojnë më shumë peshë dhe të bëhen obezë, gjë që është një arsye shtesë për t’i kushtuar vëmendje zakoneve të tyre të të ngrënit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore