Shqipëria

Peleshi: Shqipëria, ndër vendet e para në botë me kontribut konkret për Ukrainën


“Shqipëria ndër vendet e para në botë me kontribut konkret për Ukrainën”.

Kështu është shprehur ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, në një postim në median sociale Twitter, ku ka shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare ndaj ukrainasve që janë sulmuar nga Rusia.

Ai e përmbyll duke theksuar se ndihet, “krenar për ndihmën e dhënë Forcave të Armatosura të Ukrainës, si kontribut për mbrojtjen e sovranitetit dhe lirisë”.

Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe kreu i qeverisë Edi Rama.

“Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB”, postoi Rama më herët në median sociale Twitter.

Që prej datës 24 shkurt Ukraina është përballur me agresioni rus. Deri më tani 2 mijë civilë janë vrarë në Ukrainë.

Ndërsa forcat ukrainase vijojnë përballojnë duke sprapsur forcat ruse. Sipas vlerësimeve rreth 6 mijë ushtarë rus janë vrarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore